Reagon Leo Messi rreth përfshimjes së tij në “Panama Papers”

messi1.jpg

Leo Messi asht i pafajshëm dhe nuk ka të bajë asgja me akuzat për evazion fiskal.
Familja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, ka reague me nji deklaratë për media, ku mohon se Messi asht i përfshimë në raportet e fundit, të cilat e lidhin atë me pastrim të pareve.

Ata thonë se tana akuzat kundër tij janë të rreme dhe se ata po e shqyrtojnë mundësinë me i paditë të gjitha mediat që kanë shkrue.

“Lionel Messi nuk ka kryee asnji aktivitet për të cilin flitet dhe këto janë akuza të rreme, të cilat kanë të bajnë me evazion fiskal dhe krijimin e nji rrjeti të pastrimit të pareve”, thuhet në komunikatën e lëshueme nga familja Messi.

Ata insistojnë se kompania për të cilën asht ba fjalë, Mega Star Enterprises, asht joaktive e cila kurrë nuk ka pas fonde në llogari rrjedhëse.