Real gati 120 milionë euro për yllin e Juventus

Real Madrid nuk ka heqë dorë nga Paul Pogba dhe në orët e fundit i ka kërkue kohë menaxherit Mino Raiola për me pregaditë ofertën e duhun për francezin.

Simbas të përditshmes madrilene “AS”, Pogba asht ende në shënjestrën e Real Madrid, që po mundohet me grumbullue fonde në mënyrë që me i paraqitë Juventus’it nji ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh.

Çelësi i operacionit asht sigurisht James Rodriguez, me fantazistin kolumbian që doket se nuk asht ma pjesë e planeve të Zidane (i cili do me çdo kusht Pogba) dhe mundet me përfundue në Premier League, ku pëlqehet nga Manchester United dhe tjera ekipe.