Real Madrid, 120 milionë euro për yllin e Juventus

Real Madrid asht i gatshëm me pague 120 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventus’it, Paul Pogba.

“Los Blancos” kanë identifikue mesfushorin e ekipit italian, si nji lojtar të duhun për ekipin dhe janë gati me ba çmenduni për me sjellë në Madrid.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se, reprezentuesi francez konsiderohet i pasitshëm nga Juventus, por nji ofertë e tillë, vështirë se mundet me u refuzue, transmeton Rrokum.TV.