Real Madrid fitues i Superkupës europiane

Real Madridi asht fitues i Superkupës së Europës për vitin 2016.

Ekipi i drejtuem nga Zinedine Zidane, ka arritë me “pushtue” sërish Europën, tue mposhtë Sevillën me rezultat 3:2 në finalen e zhvillueme në Norvegji.

Asensio shënoi nji goll të bukur në minutën e 21, por Sevilla arriti të rikthehet në lojë, tue përmbysë rezultatin.

Fillimisht në minutën e 41’, barazoi blemja e re Vazquez, ndërsa në minutën e 72’, Konoplyanka shënoi nga penalltia për 1:2.

Kur po pritej fishkëllima e fundit e referit, Sergio Ramos doli në skenë për me me pshtue Realin, tue shëne në minutën e 93’ për 2:2.

Golli i Ramosit, dërgoi ekipet në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën 118 të vazhdimeve, Reali arriti me shënue gollin e tretë dhe të fitores, me anë të mbrojtësit Carvajal.