Real Madrid mundet me i dhanë premi Granadas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thanë se ekipi i Real Madridit nuk kishte thye asnji rregull, nëse i premton premi lojtarëve të Grandas para ndeshjes që ky ekip ka me luejt me Barcelonën.

Madrilenët kanë nevojë për andaluzianët që me i ndalë katalanasit, në mënyrë që me u shpallë kampionë.

Mediat spanjolle kanë raportue se Perez ka me u kujdesë që me i mbajtë të karikuem futbollistët e Grandas, tue ju premtue shuma të majme.

“Besoj se Reali nuk ka me thye ndonji rregull dhe se ka me qenë në përputhje me legjislacionin spanjoll”, u shpreh Tabas. 

Granada ka sigurue mbijetesën, prandaj mendohet se nuk ka me u angazhue shumë në ndeshjen ndaj Barçës, gja që Reali dëshiron me evitue tue i motivue me “gjana të vogla”.