Real Madrid në finalen e Champions League, gjen Atleticon

Nji finale e tana spanjolle në Uefa Champions League. Reali i Madridit do të përballet me Atletikon në finalen e Milanos, mbasi mundi 1-0 në ndeshjen e kthimit Manchester Cityn. Nji sukses i merituem për ekipin e Zidane, që vazhdon rrugën drejt trofeut të 11-të falë nji golli të Bale, që u ndihmue dhe nga nji devijim i Fernandos. Reali kishte në këtë sfidë edhe shërbimet e Ronaldos, që arriti me u riaftësue për sfidën e kthimit edhe pse, në fakt nuk mundi dot me shënue për të thye rekordin e gollave, që mbahet po nga vetë ai në këtë kompeticion.

Kështu, kena me pas përsëritje të sfidës së Lisbonës së dy vjetëve ma parë, kur në “Da Luz” luejtën përballë njanii-tjetrit, pikërisht Real dhe Atletiko.