Real Madrid, Perez gati me shpenzue 80 milion € për yllin e Juventusit

Paulo Dybala asht objektivi numër nji i Real Madridit në merkaton e kësaj vere. Këtë lajm e ka ba të ditun media spanjolle, ku gjatë emisionit sportiv ‘El Chiringuito’ asht fol se, sulmuesi argjentinas asht piketue si blemja e sezonit nga Florentino Perez, i cili asht vnue në kërkim të nji figure të re, për me rikthye entuziazmin në “Santiago Bernabeu”.

Vlera e tij mundet me arrit deri në 100 milionë euro, por Real Madrid kishte me qenë i gatshëm me shpenzue në maksimum 70-80 milionë.