“Real Madrid po e shkatërron futbollin”

Ish presidenti i Barcelonas, Joan Gaspart ka insistue se, Real Madridi asht tue e shkatërrue futbollin. Teksa këtë fundjavë kanë me u luejt ndeshjet e fundit në La Liga, ku Barcelona ka me u takue me Granadan dhe në rast të fitores shpallen kampionë.

Por, ka pas zana se katalunasit i kanë ble lojtarët e Grandas, por Gaspart e ka mohue kategorikisht këtë.

“E vetmja gja që ban Real Madridi asht se e shkatërron futbollin. Nëse kisha me qenë lojtar i Granadas, kisha me u ndie i ofenduem, sepse madrilenët thonë se ata janë ble”, u shpreh Gaspart