Real Madrid reagon mbas vrasjes së 16 tifozëve të tyne n’Irak

Real Madridi ka shprehun ngushëllime për sulmin në Irak, gjatë të cilit u vranë 16 tifozë të klubit spanjoll.

“Klubi shpreh pikëllimin dhe ngushëllon familjet dhe shokët e viktimave”, thuhet në reagimin e Real Madridit.

“Real Madridi solidarizohet me njerëzit, të cilët pësojnë nga padrejtësitë e dhunës ekstreme”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e klubit madrilen.

Lojtarët e Real Madridit, në ndeshjen e sotme kanë me bartë nga nji shirit të zi, si shenjë pikëllimi dhe respekti për 16 viktimat, të cilët kishin të veshun fanellat e Real Madrid, në momentin e sulmit.

“Sot, tanë madridistët në mbarë botën, kajnë për përkrahësit, të cilët kurrë nuk kanë me harrue”, thuhet në deklaratën e Real Madrid.