Real Madrid sot ban prezentimin e lojtarit të ri

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, mbas dy viteve të kalueme në Serie A te Juventusi, rikthehet në Spanjë, te mbretnit e Madridit.

Reali këtë verë vendosi me aktivizue klauzolën për me rikthye 23 vjeçarin, që në dy vjet në Serie A në fanellën e Juventusit, shënoi 15 golla në 63 paraqitje.

Prezentimi i Moratas bahet në orën 13:00.