Reklama frymëzuese e Maradonës: Dashnia mundet me pshtue futbollin

Nji reklamë frymëzuese dy minuta, në gjuhë spanjolle, asht shfaqë me protagonist legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona.

Nji burrë i quejtun Noa, nji ditë gjendet i vetëm në nji vend të shkretë, hap gazetën dhe lexon kryetitull: “Kohë të këqija për futbollin”.

Ma mbas shfaqet nga asgjaja Maradona, që ka imazhin e zotit n’formë trupi. Ai i thotë Noas se: “E vetmja gja që mundet me pshtue futbollin asht dashnia”, dhe i kërkon këtij të fundit me ndërtue nji stadium me arka prej druni.

Noa zbulon se nuk ishte i vetëm dhe takon disa yje të futbollit, si Pepe, Kros, Navas, Evra, dhe ndërtojnë së bashku nji stadium të tanë prej druni. Klipi mbyllet me fjalët: “Na jemi futbolli”.