Rekord i ri i gollave për nji ndeshje në Champions League (video)

Ndeshja e Dortmundit ndaj Legias së Varsavas në Champions League, që përfundoi me rezultat 8-4 ka thye rekordin e gollave të shënuem për nji ndeshje të vetme në Champions League.

Verdhezijtë shënuen tetë herë me anë të Reus, i cili shënoi tre golla, Kagawa dy golla, ndërsa nga nji goll e shënuen edhe Dembele, Passlack e Sahin.