Rekord i zi nga Barcelona

Barcelona asht në formën ma katastrofale n’momentet ma kyçe të sezonit, tu e rrezikue edhe titullin e La Liga-s dhe atë të Kupës së Mbretit. Humbja në Camp Nou nga Valencia ka thellue edhe ma tepër krizën e Katalanasve, që nuk e shijojnë fitoren tash e pesë ndeshje. Me këtë humbje, Barcelona për herë të parë mbas vitit 2003 ka humb tre ndeshje rradhazi në kampionat.