Rekorde dhe kuriozitete të botës së futbollit që ja vlen me i lexue

Historia e futbollit ka regjistrue shifra dhe fakte shumë interesante. Tue fillue nga golli ma i shpejtë, nga lojtari ma i gjatë dhe ma i shkurtë, ndeshja me ma shumë golla… Këto janë disa nga kuriozitetet ma të çuditshme të futbollit:

Golli m i shpejtë asht shënuebnga Nawaf Al-Abed për dy sekonda. Ndeshja përfundoi 4-0 në favor të Al Hilal.

Lojtari ma i vjetër-Bahet fjalë për Stanley Mathews, i cili asht aktivizue te Stoke City dhe ka luejt deri në moshën 50-vjeçare.

Gollashënuesi ma i ri-Amedeo Amadei ka shënue gollin e parë me fanellën e Romës në moshën 15-vjeçare.

Gollashënuesi ma i vjetër-Roger Milla ka shënue në ndeshjen Kamerun-Rusi, kur ishte në moshën 42-vjeçare.

Portieri gollashënues-Asht Rogerio Ceni që në karrierën e tij ka shënue 109 golla. Ndoshta ma shumë se nji sulmues.

Golla në nji vit-Lionel Mesi mban këtë rekord. Në vitin 2012 arriti me i shënue 91 golla tue thye rekordin e Gerd Muler.

Lojtari ma i gjatë asht Yang Xhangpeng, 211 cm.

Lojtari ma i shkurtë asht Elton Jose Xavier Gomes, 154 cm

Ndeshja me ma shumë golla asht ajo mes AS Adema- SO de l’Emyrne që ka përfundue me rezultatin 149-0. Krejt ishin autogolla në shej proteste.

Ekipi ma i titulluem asht Rangers F.C Gllasgow që ka 115 tituj të fituem. Në nivel kombëtar asht ekipi i Brazilit.

Ndeshja ma e ndjekun në stadium ka qenë ajo mes Brazilit dhe Uruguait e luejtun në “Marakana”. Aty ishin 199.854 tifozë.