Renditja e FIFA: Qe ku ndodhen Kosova e Shqipnia

Kosova nuk ka lëvizë në renditjen e re të publikueme nga FIFA. Kombëtarja jonë vazhdon me qëndrue në pozitën 190, ashtu siç ishte nji muej ma parë me 66 pikë.

Edhe Shqipnia nuk ka pasë lëvizje pozitive ose negative. Ajo ndodhet në vendin e 37’të.

Renditjes së FIFA’s i prinë Argjentina, e pasueme nga Belgjika dhe Kolumbia.

Top 10 e përmbyllin Gjermania si e katërta, e pasueme nga Kili, Portugalia, Franca, Spanja, Brazili dhe Italia.