Renditja e re e FIFA, qe ku gjendet Shqipnia!

Kombëtarja e Shqipnisë ka fitue 3 pozicione në klasifikimin e përmuejshëm të përpiluem nga FIFA.

Këtë radhë ekipi i Shqipnisë që fitoi në ndeshjen miqësore me Katarin para disa ditëve, e sheh veten në vendin e 42, me 667 pikë, ndërkohë që në renditjen e maparshme ajo gjendej në vendin e 45.

Klasifikimin e përgjithshëm të FIFA vazhdon me kryesue Argjentina me 1503 pikë, tue lanë mbas krahëve Belgjikën që asht e dyta me 1384 pikë, ndërsa e treta asht Kolumbia.