Renditja e re e FIFA’s, kanë me ju befasue pozitat e Shqipnisë dhe Kosovës

Simbas llogaritjeve në bazë të formulës që ndjek FIFA për me përcaktue renditjen, ekipi kombëtar i Shqipnisë ka me i humbë 7 vende, ndërsa Kosova ka me i fitue 4 të tillë.

Gjatë muejit Tetor, Shqipnia zhvilloi 2 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin si mysafir dhe humbi në shtëpi përballë Spanjës. Në të dyja ndeshjet rezultati ishte identik, 0-2.

Kjo paraqitje i ka kushtue Shqipnisë rrximin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muejin e kaluem renditej e 40’ta.

Qysh në fillimin e kualifikueseve, Shqipnia asht tue humbë vende në renditjen botnore edhe pse rezultatet kanë qenë pozitive.

LEXO: De Biasi merr një lajm të mirë para takimit me Izraelin
Kjo vjen për shkak se rivalët me të cilët kuqezinjë kanë fituar gjendjen shumë poshtë në renditje, dhe suksesi ndaj tyre vlen shumë pak.

Ndërkohë, Kosova edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muejit Tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe 3-0 ndaj Ukrainës, ka fitue 4 vende në renditje tue u ngjitë e 164’ta.