Rezultatet e ndeshjeve të para në VALA Superligën e Kosovës në futboll. Befasi qysh n’fillim

Feronikeli e ka nis edicionin e ri me humbje nga Besa, ndërsa Drenica ka fitue në shtëpi kundër Lirisë.

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka pësue humbje në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës, mbasi asht mposhtë në shtëpi nga Besa me rezultat 2:1.

Feronikeli ka kalue e para në epërsi me gollin e Behar Maliqit në minutën e 59’, i cili shënoi nga penalltia, por mysafirët nuk u dorëzuen.

Fillimisht barazuen rezultatin mbas 6 minutave ma anë të Xhevdet Shabanit, i cili në minutën e 76’të shënoi edhe gollin e dytë dhe të fitores.

Në ndeshjen tjetër Drenica ka mposhtë Lirinë me rezultat 2:1, me dy golla të shënuem nga Granit Arifaj, ndërsa gollin e vetëm për Lirinë e shënoi Burim Sadiku.

Dje Prishtina e ka mposhtë Llapin, me rezultat 3:1, në ndeshjen që asht zhvillue në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, mbasi stadiumi në kryeqytet asht tue u rinovue.