Ribery e tepron, 34 vjeçar dhe hala nervozohet kur zavendësohet (video)

Ylli i Bayern Munchen, Franck Ribery, asht nervozue tejmase me trajnerin e tij, Carlo Ancelott’in, mbasi ky i fundit vendosi me zavendësue në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League kundër Anderlecht’it.

Në minutën e 78’të, Ribery, u desht me u largue nga fusha me ja lirue vendin gjermanit, Thomas Muller, por ai nuk u pajtue aspak me këtë vendim dhe shkoi në bankën e rezervistëve i nervozuem me trajnerin.

Për me qetësue, Ribery’s iu afruen drejtori Hasan Salihamidzic dhe vet Ancelotti, por ai vazhdonte me ba gjeste të pahijshme.

Mbas ndeshjes, Ancelotti kritikoi Ribery’n, tue thanë se kjo sjellje nuk ka kuptim dhe se ai duhet me i respektue vendimet e trajnerit.

“I dhashë atij pushim, sepse kishte karton të verdhë dhe nuk deshta me rrezikue”, tha Ancelotti. “E kuptoj që dëshiron me luejt 90 minuta, por nuk e kuptoj sjelljen e tij”, shtoi trajneri italian.

Shperndaje në: