Ribery godet Griezmannin, deklaratë e papritun

Franck Ribery sulmon ashpër Antoine Griezmann. Për sulmuesin e Atletico Madrid dhe të Kombëtares Franceze, 2016 ka qenë nji vit jo dhe aq me fat, tue humbë dy finale shumë të randësishme, sic ishte Champions League dhe Kampionati Europian.

Pamvarësisht kësaj, 25-vjecari asht ritkthye sërish në formën e tij më të mirë, tue lanë mbas këto dy episode të pakandshme.

Elozhet në drejtim të Grizman nuk kanë mungue nga ana e gazetarëve dhe specialistëve të futbollit por, i të njajtit mendim nuk asht sulmuesi i Bayern Munchen, Frank Ribery i cili shprehet për bashkombasin e tij se arritjet e Grizman nuk mjaftojnë për ta cilësue atë si nji futbollistë shumë të mirë.

“Simbas mendimit tim, Grizmann nuk asht nji lojtar i klasit botnor, pasi ai nuk pasur ecuri pozitive ndër vite, si në kampionatin Spanjoll ashtu edhe në kupat e Europës. Nëse ai shfaqet gjithmonë në formë për 10 apo 15 vitet e ardhshme, atëherë unë kisha me komplimentue atë. Unë pësova nji lëndim të randë dhe tash që jam rikthye jam po ai që isha para lêndimit. Në 10 sezonet e fundit kam qënë gjithmonë mes ma të mirëve.”