Ribery kallxon sekretin e madh të Bayern, çka ndodh midis lojtarëve dhe Ancelottit

Franck Ribery nuk i pëlqen që rrej. Futbollisti francez në nji intervistë zbuloi se këtë sezon ma shumë se sa Bundesligën dëshiron me fitue Champions League me Bayern Munchen.

“Të them të drejtën ma shumë se sa titullin e 5 rradhazi në Bundesligë, këtë vit dëshiroj të fitoj Championsin me Bayernin, mbasi ky trofe shijon ma shumë”.

Ylli francez foli edhe për Ancelottin, të cilin e vlerësoi shumë si trajner.

“Ancelotti asht nji person i qetë. Ai asht nji njeri shumë human, i aftë për të qeshë në cdo moment. Neve futbollistëve na pyet cdo ditë se në cfarë gjendje jemi. Të gjithë në ekip kemi nji raport shumë të mirë me të që na ndihmon për të punue në mënyrë të shkëlqyeme”.