Rikthehet Barcelona, “tërmet” 8 ballësh në La Coruna

Në tre ndeshjet e fundit në La Liga kishin shënue vetëm 2 golla, tue regjistrue 3 humbje, por mbramjen e sontme, Barcelona ka nxjerrë tanë inatin e ndeshjeve të fundit tue fitue thellë, 0-8 ndaj Deportivo La Corunas si musafir.

Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes mbasi arriti me shënue 4 herë, ndërsa gjetën gollin edhe Rakitic, Bartra, Neymar, si edhe Lionel Messi, i cili nuk kishte shënue me javës të tana.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm dy golla, ndërsa në të dytën ekipi i Luis Enriques shënoi edhe 6 herë të tjera.