Rio 2016, rekord i sportistëve LGBT

Në Lojnat Olimpike 2016 në Rio de Janeiro asht vnue re nji numër rekord i sportistëve LGBT. Këtë e dëshmoi së fundi, nji nga momentet ma pikante të RIO 2016 që s’kishte të bantë aspak me lojnat, shkruen CCN.

Ndonëse, lojtarja e regbit Isadora Cerullo nuk arriti të fitonte medalje bronzi, argjendi apo ari, ajo fitoi nji partner jete mbasi e dashuna e saj Marjorie Enya, nji vullnetare në Opimpiket 2016 i propozoi për martesë para lojtarëve të tjerë, medias dhe gjithë botës.

Pa hezitue Cerullo tha “PO” dhe kështu lojnat në Rio kanë propozimin e parë të martesës.

Organizata e të Drejtave të Njeriut konfirmon se janë në total 41 sportistë (leskibe, gay dhe biseksualë) që marrin pjesë në RIO 2016, ndërsa në Olimpiadën e Londrës numri i tyne ishte 23. Simbas Outsports.com, numri i sportistëve LGBT asht 49.

Po ashtu, Rio de Janeiro ka me u mbajtë mend për modelen e parë transgjinore që mori pjesë në hapjen e ceremonisë zyrtare të Lojnave Olimpike. Modelja braziliane Lea T pedaloi mbi nji biçikletë në Stadiumin Maracana.

Screenshot_4-17