Rio 2016: Sportistja italiane me flamurin e BE: ISIS nuk ka me fitue!

“Europa egziston dhe asht e bashkueme kundër terrorizmit. Kam marrë me vete flamurin europian në kujtim të viktimave të Parisit dhe të Brukselit”.

Ky ishte mesazhi i sportistes italiane Elisa di Francisca, e cila fitoi medalje argjendi në disiplinën e fletës metalike në Rio de Janeiro.

“ISIS? Terrorizmi nuk duhet me fitue. Na duhet me qenë të bashkuem dhe nuk duhet me lanë terrorin me fitue. Nuk duhet me i dhanë fitoren atyne që duen të na mbyllin në shtëpi”, ka shtue ajo.