Rio 2016, zhytësi anglez mposht sëmundjen dhe fiton Medaljen e Artë

Nji përqafim me mikun ma të mirë dhe lot për nji sukses që para 7 vitesh dokej i pamundun. Zhytësit Chris Mears dhe Jack Laugher kanë fitue medaljen e artë në trampolinë në Lojnat Olimpike në Rio de Janeiro.

Nji fitore e papritun për anglezin Mears nëse kujtojmë Kallnorin e vitit 2009. Ai ishte 16 vjeç kur në Australi pësoi nji aksident të tmerrshëm, mbas të cilit mjekët i dhanë 5% mundësi për me mbijetue.

Prandaj, kthimi në gara u konsiderue si nji mirazh. Pamvarësisht se i hoqën shpretkën, nji vit ma vonë Chris u kthye në trampolinë të Lojnave Commonwealth. Nji histori me fund të lumtun dhe me fitoren e medaljes së artë në Lojnat Olimpike 2016.

155607223-51231198-a485-4d07-b3bd-b18bc2f2ecbb