Risia e Manchester City, unike!

Nji risi që ka me i afrue ma shumë tifozët me ekipin, por ka me i shtue edhe të ardhunat për ekipin.

Manchester City ka nji projekt ambicioz dhe të veçantë të quejtun “Tuneli i xhamit” nëpërmjet të cilit, tifozët kanë me pasë mundësinë me i pa lojtarët pak momente para hyrmes në fushë.

Projekti asht unikal në llojin e vet. Bahet fjalë për nji zonë të rrethueme me xham ku tifozët duhet me pague ekstra për me hy dhe nëpërmjet saj me pasë mundësinëme pa hymjen e lojtarëve nga tuneli në fushën e lojës.

Në këtë rast bahet fjalë për lojtarët e të dyja ekipeve dhe jo vetëm të Manchester City, çka don me thanë se tifozët e “citizens” në shumë raste munden me qenë jo vetëm pranë idhujve të tyne, por edhe vetëm pak metra larg yjeve ma të mëdhaj të kontinentit.