Rob Van Dam ka me dhuru trunin për hulumtime shkencore!

Ish-super ylli i WWE, Rob Van Dam ka me ju bashku listës së atletëve që do t’i dhurojnë trunin e tyne shkencës mbas vdekjes për të zhvillu kërkime në lidhje me encefalopatinë kronike (CTE).

Van Dam e bani të ditun këtë gjatë nji dalje n’emisionin “The Taz Show”.

“Ja kam dhuru trunin dhe shpinën kurrizore studimeve për CTE”, ka thanë ai.

“I kam thanë shpesh Chris Nowinski’t se mendoja se kishte nji lidhje mes THC (tetrahydrocannabinol, elementi kimik që gjendet te marujuana) dhe mbrojtjes së trunit nga tronditjet e jashtme”.

Van Dam ka folë edhe për tronditjet që ka marrë ai gjatë karrierës së tij, edhe pse vetë ai nuk beson se ka vuejt pasoja të përhershme.

“Kam marrë qinda goditje, por nuk besoj se kam pesue nji dam të perhershëm.

Shumë kolegë të mi nuk mund ta thonë këtë. Shumë nga miqtë e mi thonë ‘oh po, humb ndjenjat’ ose ‘shikoj drita’ ose gjana të tjera… Nowinski më tha ‘e di çfarë, ti ndoshta ke të drejtë, por do të kushtojë qinda mija dollarë para vetëm për të fillu studimet’. Ndërsa tash NFL (Kampionati i Futbollit Amerikan) po merret me këtë çashtje”.