Robben: Ka me u kthye ma i fortë se kurrë ma parë

Lojtari i Bayern Munchen Arjen Robben, ka deklarue se ka me u kthye ma i fortë se kurrë ma parë, derisa ai vazhdon me e marrë veten mbas nji lëndimi që ka.

Lojtari holandez mungon që nga ndeshja e 5 Marsit kundër Borussia Dortmund dhe nuk ka me qenë i gatshëm as për ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë, pikërisht përballë Borussias, transmeton Rrokum.TV.

Asht në pikëpyetje nëse Robbeni ka me bindë trajnerin e ri Carlo Ancelotti, por ai thekson: “Mundem me premtue se ka me u kthye i fortë”. /Rrokum.TV