Roberto Mancini nuk asht ma trajner i Interit

Roberto Mancini nuk asht ma trajneri i Interit. Tekniku ka firmosë prishjen e kontratës pak mbas mesnatës dhe ka me marrë edhe nji damshpërblim prej 2.5 milionë eurosh nga ekipi zikaltër.

Në vend të tij ka me qenë holandezi Frank De Boer, i cili ka me nënshkrue nji kontratë 3-vjeçare me 1.5-2 milionë euro në sezon.

Ndarja e Interit nga Mancini ka ardhë si pasojë e ofertës së re që ju ba trajnerit italian. Simbas “Corriere dello Sport”, në rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2019 parashikohej që Mancini nuk kishte me pasë asnji rol në merkato dhe gjobë nëse nuk arrihej renditja në nji nga tre vendet e para.

Në këto kushte, Mancini nuk ka pranue dhe ka vendosë, së bashku me ekipin, që me përfundue aventurën e tij të dytë me zikaltërit.