Roma del e fortë para Liverpoolit

Roma ka shënue fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1.

Të parët n’epërsi kanë kalue italianët me gollin e Edin Dzekos, në minutën e 30’të.

Kurse, anglezët barazuen në fund të pjesës së parë me gollin e Sheyi Ojo.

Ndërsa, fitoren ekipit nga kryeqyteti italian ja ka sigurue Mohamed Salah, me gollin e shënuem në minutën e 63’të.