Ronaldo ban nji gjest të madh

Cristiano Ronaldo ka ndihmue bashkëvendësit e tij në Medeira të Portugalisë. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kallxue edhe nji herë tjetër anën e tij humane, tue ndihmue financiarisht të prekunit nga nji zjarr në Medeira.

Ronaldo ka ndihmue shpesh qytetin e tij të lindjes dhe kështu ka me ba edhe kësaj radhe.
Kujtojmë se deri tash nga zjarri në Medeira tre persona kanë humbë jetën, ndërsa janë lëndue mbi 300 të tjerë.