Ronaldo, deklaratë e befasishme: Falë Shqipnisë jemi në gjysëfinale të Europianit

Mbas kualifikimit për në gjysëfinalet e kampionatit Europian, Cristiano Ronaldo ka dhanë nji deklaratë, e cila ka çuditë gazetarët e pranishëm.

Ai tha se arritjen në gjysëfinale ja dedikon kombëtares shqiptare e cila në fazën eleminatore i mundi 1-0 në Portugali, falë gollit të Bekim Balajt në minutat e fundit të ndeshjes.

Ronaldo theksoi se, mos të kishte qenë ajo humbje Portugalia nuk kishte me arritë deri këtu. Simbas tij, humbja me Shqipninë bani që portugezët me largue trajnerin Pinto dhe emnoi në këtë post trajnerin Santos.

“Jemi këtu falë shqiptarëve që na mundën në Portugali. Kjo na bani që na me ndrrue trajnerin tonë dhe pastaj morëm të ri. Ishte vendosja e trajnerit që kemi, që na solli këto rezultate. Faleminderit pra shqiptarëve, se me pasë mbajtë trajnerin që kishim, s’kishim qenë këtu”, e mbylli deklaratën Ronaldo, i cili u largue me të shpejtë nga konferenca.