“Ronaldo e Messi nuk kishin me shënue kaq shumë në Itali”

elclasico

Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit i ka dhurue shumë futbollit vitet e fundit, por mbrojtësi i Interit Miranda, me nji të kalueme në La Liga mendon se si portugezi ashtu edhe argjentinasi kishin me pas të vështirë me shënue edhe në Serinë A si në Spanjë. Ronaldo dhe Messi janë gollashënusit më të mirë në historinë e Realit dhe Barcelonës me yllin e Los Blancos që ka shënue 30 golla në La Liga këtë sezon, 8 ma shumë se 5 herë fitusi i Topit të Artë Messi. Gjithsesi Miranda që ka luajt kundër Ronaldos dhe Messit kur ishte në Spanjë beson se të dy do ta kishin të vështirë me arrit të tilla shifra në Itali.

“Ata janë të dy lojtarë fantastikë dhe do të shënonin shumë golla në cdo kampionat. Gjithsesi këtu në Itali ata nuk do t’arrinin para portës aq shpesh sa në Spanjë mbasi skuadrat këtu janë shumë ma t’organizueme taktikisht”

Miranda u transferue te Interi mbasi i dha fund nji aventure katër vjecare me Atletikon e Madridit, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe Europa League nën drejtimin e Diego Simeones. El Cholo asht përfol për nji rikthim te Interi ku ka lujt dy sezone në vitet ’90, tashma si trajner, por Miranda nuk beson se Simeone mundet me lanë Atletikon në të ardhmen e afërt.

“Unë e shikoj vetëm si trajnerin e Atletikos. E di që ai asht i lumtun në Madrid dhe mendoj se ka me qëndrue aty edhe për shumë kohë. Ashtu si Atletiko, edhe ne kemi nji trajner të madh te Interi, Roberto Mancinin”.