Ronaldo ka organizue festë javën e ardhshme. A po ‘dorëzohet’ nga Europiani apo çka?

Cristiano Ronaldo ka ba të ditun se javën e ardhshme ka me u hapë edhe solemnisht hoteli i tij i parë.

Futbollisti portugez muej ma parë kishte pohue se asht ba pjesë e rrjetit hotelier “Pestana Hotel Group”, ku pritet me i hapë disa hotele, restorante dhe lokale.

“Javën e ardhshme në Funchal, qytetin tim të lindjes, kemi me hapë hotelin tim të parë në partneritetit me Pestana Hotel Group”, ka shkrue në Instagram, Ronaldo.

Nuk dihet nëse CR7 ka me qenë i pranishëm në këtë ceremoni, mbasi aktualisht asht pjesë e kombëtares portugeze, e cila në çerekfinale të Europianit të futbollit ka me u takue me Poloninë.

Cristiano-Ronaldo-hoteli