Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo mbyll diskutimet dhe zanat e merkatos, tue e ba të qartë se ai ndihet 100 % lojtar i Real Madrid.

Në nji intervistë për “Jugones”, portugezi e ban të qartë pa shumë lojna fjalësh se dëshiron me mbyllë karrierën në radhët e ekipit “Los Blancos”.

“Kam dëshirë me dalë në pension këtu te Real Madrid, ndoshta në moshën 41-vjeçare. Gjithsesi, duhet me pritë për me mësue nëse ka me rinovue. Kam kalue momente shumë të mira këtu. 4 vite ma parë nuk isha i lumtun, ndërsa tani jam dhe nuk shikoj asnji ekip tjetër për të ardhmen time, sepse asnji ekip nuk asht në naltësinë e Real’it”, ka thanë Ronaldo.