Ronaldo lëndohet, kësaj radhe vështirë të shnoshet për n’finale!

Reali i Madridit në panik. Dy ditë para finales së UEFA Champions League kundër Atletico Madrid, ekipi i Zinedine Zidane rrezikon seriozisht me luejtë pa Cristiano Ronaldon.

Portugezi që nuk po gjenë paqe nga nji lëndim muskular ka ndie sërish dhimbje tue braktisë stërvitjen. Ky problem e kishte mbajtë jashtë edhe në dy gjysëfinalet kundër Manchester City.

Gjatë ndeshjes në kuadër të stërvitjeve, Ronaldo u përplas me Carvajal në nji duel tue përfundue mbi portierin Casilla. Stafi mjekësor hyni menjiherë në fushë tue e largue portugezin nga qendra stërvitore.

Stafi drejtues u alarmue mbasi nji mungesë e mundshme e numrit 7 në finalen e Milanos, i ul ndjeshëm gjasat e suksesit për “Los Blancos”.