Ronaldo mbas Mourinhos te ky klub

Eliminimi në fazën çerekfinale të Champions League, për të 4’tin sezon radhazi, por edhe lamtumira e sigurt e suedezit Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit, ka ba që Paris Saint Germain me nis kërkimin e yjeve tjerë, por edhe të nji trajneri fitues.

Mediat franceze raportojnë lajmin e bujshëm se në ditët e fundit ka pas nji takim sekret mes presidentit të klubit parizien Naser Al Khelaiffi me dyshen portugeze Ronaldo-Mourinho. Numri 1 i kampionëve të Francës kërkon dy emna të mëdhej, nji për sulmin dhe nji tjetër për stolin, mbasi vetëm kështu mundet me tentue me fitue edhe n’Europë. Në këtë kontekst, Cristiano dhe Jose janë personazhet e duhun për me përforcue edhe ma shumë Parisin.

Vijnë nga “France Football” detalet e takimit sekret mes Ronaldos dhe presidentit Al-Khelaiffi. Simbas revistës franceze, CR7 – ka udhëtue drejt kryeqytetit francez me avionin e tij privat menjëherë mbas tregollëshit që shenoi ndaj Wolfsburgut në Champions, tue u takue kështu për herë të peste me Al Khelaifin. Bisedimet janë në nji fazë të avancueme dhe nëse 31-vjeçari vendos me u largue nga Reali, me siguri se ka me u transferue në Paris.