Ronaldo nxehet keq, qe çka i ban gazetarit

Cristiano Ronaldo nuk po kalon nji moment të mirë në “Euro 2016”. 11-metërshi i shpërdoruem ndaj Austrisë dhe shumë raste të humbuna në dy ndeshje, kanë ba që ylli portugez me shprehë nervozizmin në çdo veprim të tij, e ma shumë ndaj gazetarëve.

Ndodhia e fundit me aktor kryesor Ronaldon ishte mëngjesin e kësaj të Mërkure, kur i shoqnuem nga disa lojtarë, ai kishte dalë buzë nji liqenit pranë hotelit ku qëndron Portugalia.

Nji gazetar arriti me ju pshtue truprojave dhe me i ba nji pyetje Ronaldos rreth ndeshjes së mbramjes kundër Hungarisë. Për çudi të tanëve, sulmuesi portugez nuk preferoi me u përgjigjë me fjalë, por me vepra. Ai ja rrëmbeu gazetarit mikrofonin nga dora dhe e hodhi në liqen.

Disa media portugeze shkruejnë se, incidenti asht rezultat i zemërimit të Ronaldos me atë gazetar, të cilin për disa vite e ka akuzue për shpifje në lidhje me jetën e tij private.