Ronaldo pret me u ba sot mbret i Europës!

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, mundet me arritë në kuotën e 100 gollave n’Europë.

Real Madrid dhe Legia Warszawa do të përballën sonte nga ora 20:45, në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje mund të mbahet në mend gjatë nga Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit mundet me arritë në kuotën e 100 gollave në Europë, të cilën shifër deri tash nuk e ka arritë askush, shkruen AS.

Ronaldo deri më tash ka shenue 98 golla në 136 ndeshje në garat europiane me Los Blancos.

 

ronaldooooo