Ronaldo prognozon se kush ka me u shpall kampion!

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, e ka prognozue ndeshjen finale të Euro 2016 mes Francës dhe Portugalisë.

Portugalia dhe Franca nesër do të përballen, nga ora 21:00, në finalen e Kampionatit Europian Euro 2016.

Ylli i portugezëve, Cristiano Ronaldo e pranon se Franca asht favorit, por beson se Portugalia ka me fitue ndeshjen.

“Franca asht ma favorite se na për nji nuancë të vogël, por unë mendoj se Portugalia ka me fitue”, ka deklarue Ronaldo në nji intervistë për UEFA.com.