Ronaldo-PSG, marrëveshja afër

Simbas ‘Le Parisien’ tashma asht arritun nji marrëveshje verbale mes agjentit të futbollistit, Jorge Mendes dhe presidentit të klubit francez PSG, Al Khelaifi.

Simbas kësaj marrëveshje, Ronaldo ka me pranue kalimin te kampionët e Ligue 1, nëse nuk ka me rinovue kontratën me Realin e Madridit, e cila skadon në vitin 2018. Ronaldos padyshim që ka me ju ofrue nji kontratë e majme nga parizienët, por për 31 vjeçarin, aspekti ekonomik nuk asht i vetmi që vlen.

Sulmuesi ka kërkue që PSG me qenë nji ekip në gjendje që me luftue për trofe në të gjitha aktivitetet.