Rosberg triumfon në Japoni, titullin e ka n’dorë!

Nico Rosberg, piloti gjerman, arrinë me triumfue në Çmimin e Madh të Japonisë tue thellue diferencën me Lewis Hamilton në 33 pikë, kur kanë mbet edhe 4 gara për me u zhvillue.

Hamilton pati nji start të tmerrshëm që humbi 6 pozicione dhe deri në fund nuk arriti ma shumë se vendi i tretë.

Max Vestapen përfundon i dyti, që tashma ka pikë të barabarta me Vettel në pozitën 4 dhe 5.

Ky i fundit përfundoi garën në vendin e katërt, ndërsa shoku i skuadrës Kimi Raikkonen në të pestin.

Riçiardo nuk arriti me ba ma shumë se vendi i 6, “Top 10” mbyllet me Perez, Hulkenberg, Massa dhe Bottas.

Me renditjen aktuale kur Rosberg ka 313 pikë, ndërsa Hamilton 280, piloti gjerman mund të shpallet kampion edhe në rast se në katër garat e mbetuna përfundon si i dyti, ndërsa Lewis i fiton të gjitha.