Rrahje te Belgjika, përshkallëzohet situata

Eliminimi nga Uellsi në çerekfinale të ‘Euro 2016’ asht përjetue shumë keq te ekipi i Belgjikës.

Mbas përfundimit të ndeshjes menjiherë kanë nisë polemikat mbasi trajneri Marc Wilmots ka shkue në dhomat e zhveshjes dhe ka ofendue lojtarët.

Situata ka degjenerue deri në atë pikë sa Tibaut Courtois asht shtye më duer me Wilmots.

Portieri i Chelseat u shpreh para mediave se kishte kalue zhgënjimin ma të madh në karrierë, edhe pse kishte provue ma parë shijen e humbjes në nji finale Champions League kur luente me Atletico Madrid.