Rrahmani dhe Grezda në formacionin e javës në Kroaci

Vazhdon performansa pozitive e ish mbrojtësit të Partizanit,  Amir Rrahmani tashma në kampionatin kroat të futbollit.
Qendërmbrojtësi shtatnaltë asht zgjedhe ma i miri në pozicionin e vetë nga “Max Tv”.
Rrahmani ka shkëlqy në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit, ku ekipi i tij RNK Split u mund me rezultatin 1-0, mbas gollit fantastik te futbollistit Marko Piaca.

Nji tjetër futbollist, i cili po tregon formë shumë të mire sportive asht edhe Eros Grezda, i cili shenoi dy golla me Lokomotiven e Zagrebit në fitoren në transfere me Osijek me rezultatin 1-3.
Grezda u fut edhe ai ne formacionin ma të mirë të javës ne Kroaci.