Rrëfimi i ish referit Howard Webb: Qe çka më kërkonin lojtarët!

Nji ndër referët ma të mirë në Angli në vitet e fundit, dhe ndoshta edhe në histori, Howard Webb ka dhanë nji intervistë shumë interesant për kanalin prestigjoz “BT Sport”.

Ai ka zbulue disa detaje befasuese nga karriera e tij.

“Futbollistët më lutnin m’i ndëshkue në prag Krishtlindjesh. Ata donin me qëndrue në shtëpi me familjet e tyne dhe mos me luejt”, tha ish-referii anglez.

Në Angli luhet gjithmonë nji ditë mbas Krishtlindjes dhe njihet si “Boxing Day”.

Por, me sa doket futbollistët nuk kanë qenë shumë entuziastë për me luejt. Kjo gja ka shkaktue nji reagim të madh në Angli.