Rrëfimi i pandigjuem: U maskova si kamarier për me nënshkrue transferimin e Ronaldos te Barcelona

Ish Presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart ka zbulue se në vargun e tentativave dhe përpjekjeve për të nënshkrue me fenomenin, brazilianin Ronaldo, në vitin 1996, ai ishte detyrue të vishej me uniformën e kamarierit, vetëm për të kapërcyee kordonin e rojave të sigurisë, që mandej të firmoste marrëveshjen.

Në atë kohë, Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç, mbasi kishte zhvillue dy sezone perfekte në kampionatin holandez, me ekipin e PSV Eindhoven. Asaj kohe Barcelona pagoi nji thes me pare vetëm për të nënshkrue me sulmuesin brazilian, si dhe për të realizue suksesshëm transferimin rekord botnor për atë kohë, prej 19.5 milionë dollarë. Nji shumë e madhe paresh, por ishte sigurisht nji investim dhe pae të shpenzueme mirë, mbasi Ronaldo regjistroi menjiherë 47 golla në 49 ndeshje me Barcelonën.

Ish Presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart u vesh si kamarier për të marrë firmën e Ronaldos. Gjithsesi, para se ta shisnin te ekipi katalanas, drejtuesit e PSV kuptuen se nuk dëshironin të shisnin fenomenin, tue nxitë Joan Gaspart që të mendonte në mënyrë emergjente nji marrëveshje përtej kufijve.

“Më asht dasht edhe të maskohem vetëm që të siguroj firmën e tij. Nuk u desht shumë kohë që të gjeja akordin me PSV. Asaj kohe, çmimi ishte 1,500,000,000 pesetas – rreth €15 milionë euro, por marrëveshja kishte nji problem të vogël. Na duhej edhe miratimi i futbollistit, madje na nevojitej para datës 15 Korrik, mbasi me PSV, ai ishte caktue afati maksimal për realizimin e transaksionit”, kallxoi ish presidenti i Barcelonës.

Përfaqësuesit e PSV ishin në Miami atë kohë, tue detyrue Gaspart që të fluturonte për në Shtetet e Bashkueme për me u përpjekë që të merrte firmën e Ronaldos.

“Gjithsesi, PSV u ndërgjegjësue dhe kuptoi se nuk dëshironte të humbte futbollistin, ndaj kontaktuen CBF me qëllim që të ndalonin Ronaldon të nënshkruente për Barçan. Aty kishte dy roje sigurie, të cilët nuk donin të më linin të kaloja e të takohesha me Ronaldon, apo me tjetër futbollist. Takova nji kamarier spanjoll në hotel, i cili më huazoi uniformën e tij të punës, më dha nji tabaka dhe nji Coca Cola. U maskova, përshëndeta rojet e sigurisë dhe u thashë se nji i ftuem kishte kërkue nji Coca Cola. Kësaj here ata më lanë të kaloj. Trokita në derën e Ronaldos, dhe ai vetë më hapi derën. Ai e nënshkroi kontratën pikërisht aty, mbi krevat”, kallxoi Joan Gaspart.

Transferimi rekord botnor u njoftue publikisht ditën e ardhshme dhe Ronaldo vazhdoi të shijojë nji prej sezoneve ma të mrekullueshme të karrierës së tij, para se të transferohej te Interi, në vitin 1997