Rrëfimi i Patos: Ronaldo më ofronte “Playboy’n”, Kaka’ më thirrte në Kishë

Alexandre Pato ka kallxue për mediat mbas shumë kohësh nji moment interesant që kishte përjetue kur shkoi te Milani në vititin 2006.

Si nji i ri 17-vjeçar Pato ishte vnue në lojë nga Fenomeni Ronaldo për me provokue se cila kishte me qenë zgjidhja e tij: revista e seksit PlayBoy apo besmi te Kisha.

Tash në Spanjë, te Villareal, braziliani kujton kohnat në Milano dhe rrëfen nji ngjarje kurioze: “Isha 17 vjeç kur shkova te Milani, isha ulë mes Ronldos e Maldinit, ndërsa përballë kisha Kaka’n.

“Nji moment Ronaldo m’u afrue dhe më kallxoi nji revistë Playboy dhe më pyeti: Dëshiron me qenë pjesë e grupit tim, apo Kaka’s? Kaká asht besimtar i madh, ishte nji moment mjaft i sikletshëm për mue”.