Rrëfimi i rrallë i Ancelotti’t: Kështu e godita Ibrahimovic’in

Gjatë nji takimi pyetje-përgjigje me tifozët, trajneri i Bayern Munchen ka kallxue nji episod kurioz dhe të çuditshëm të ndodhun me sulmuesin e Manchester United. Ancelotti dhe Ibrahimovic ishin pjesë e aventurës te PSG.
Nji incident gjatë rrugës i mundësoi Evian që me i mundë parisienët mbas egzekutimit të penalltive në Kupën e Francës.
Ancelotti kallxoi rastin kur ka goditë Ibran në krye me kuti, derisa sulmuesi nuk reagoi.

“Asht nji episod gjatë vitit 2013. Më kujtohet se luejtëm vërtetë keq, sikurse flet edhe vetë rezultati, mbasi u skualifikuem mbas egzekutimit të penalltive. Gjatë hymjes në dhomat e deshjes, isha shumë i mërzitun dhe i nxehun, për shkak të paraqitjes së ekipit.Mbaj mend se theva nji derë. Ajo që e përkeqësoi edhe ma shumë klimën ishte goditja nga ana ime e nji kutie. Kutia goditi Ibran në krye, por natyrisht që ishte nji goditje e pavullnetshme. Reagimi i tij më çuditi.
Nuk shfaqi asnji shejë kundërpërgjigje apo mënie ndaj meje. Personalisht mësova shumë nga ai moment”.