Rrëfimi i trajnerit të Kosovës për ndryshimin e mbiemnit të tij

albert bunjaku_0-587x367

Albert Bunjaki, trajner i Kosovës asht detyrue ta ndërrojë mbiemnin shkaku i serbëve.

Gazeta kroate “Sportske Novosti” publikoi shkrim për trajnerin e Kosovës në futboll.

Mbrenda nji shkronje mshefej i tanë fati i trajnerit të Kosovës, i cili u detyrue ta ndërrojë mbiemnin shkaku i rrethanave politike të atëhershme.

“Unë jam Bunjaku. Pra, me ‘u’. Por, para 25 vjetesh asht dasht të ndërroj mbiemnin kur kam ikë nga shteti. Për çdo rast kam ndryshue atë shkronjë të vetme, që të mos më gjenin”, ka thanë përzgjedhësi kosovar.

“Kqyrni. Ishte viti 1991, ndërsa unë 20-vjeçar, student dhe, pos kësaj, futbollist. Nji ditë erdhi ftesa për ushtri, për JNA, asht dasht të shkoja në Vukovar. Lufta kishte nisë tashma, të gjithë e kishin të qartë se çka po ndodhte dhe çfarë kuptimi kishte ajo ftesë. Nuk më ka shkue mendja që të përgjigjem, menjiherë kam vendosë ‘jo, ti nuk ki me vra njerëz, ik’. Dhe kështu, kam shkue”, tha Bunjaki.