Rregull i ri për zavendësimet në futboll

Njana nga garat ma të vjetra në botë ‘FA Cup’ ka vendosë që me ndryshue nji rregull tue gjetë edhe miratimin e UEFA’s.

Prej edicionit të ardhshëm, në kupën FA Cup ka me u lejue edhe zavendësimi i katërt në kohën shtesë, prej fazës çerekfinale dhe deri në finalen e madhe, shkruen ‘Mirror’.

Simbas medieve britanike, ky rregull i ri pritet të eksperimentohet dhe mandej ka me u propozue edhe për garat tjera elitare.